Mobilje me porosi, sipas masave tuaja
Kur mobiljet gati nuk përshtaten në përmasa ose nuk vijnë në ngjyrën e duhur, ne i prodhojmë për ju. Divanë, kënde, krevate dhe dollapë fiks sipas masave të shtëpisë tuaj, nga showroom-i ynë në Elbasan.
Si funksionon porosia
E dini çmimin që në fillim, para se të nisim punën. Pa asnjë surprizë në fund.
-
Na tregoni për ambientin
Na dërgoni në WhatsApp përmasat dhe një foto të vendit ku do të vendosen mobiljet. Nëse preferoni, ejani direkt në showroom në Elbasan me përmasat me vete.
-
Zgjidhni modelin dhe materialet
Zgjedhim së bashku modelin, përmasat e sakta, copën, ngjyrën dhe detajet. Në showroom mund t'i shihni modelet dhe materialet nga afër.
-
Merrni ofertën
Ju dërgojmë ofertën e saktë brenda ditës, pa asnjë kosto shtesë për dizajnin.
-
Prodhimi, transporti dhe montimi
Sapo konfirmoni, ne prodhojmë mobiljet dhe jua sjellim të montuara në shtëpi, kudo në Shqipëri.
Çfarë mund të personalizoni
Nuk keni pse të zgjidhni mes asaj që ju nxë vendi dhe asaj që ju pëlqen.
Si të merrni masat
Një metër dhe pesë minuta kohë mjaftojnë. Nëse nuk jeni të sigurt, na dërgoni një foto dhe ju tregojmë se çfarë të matni.
- Matni murin ku do të vendoset mobilja, nga cepi në cep.
- Për dollapët, matni gjithashtu lartësinë deri në tavan.
- Matni gjerësinë e derës dhe të korridorit, që mobiljet të kalojnë lehtësisht.
- Shënoni prizat, kaloriferët, dritaret apo kolonat që ndodhen në atë mur.
- Bëni një foto të ambientit dhe na e dërgoni bashkë me përmasat.
I morët masat?
Na i dërgoni në WhatsApp bashkë me një foto dhe ju kthejmë përgjigje me ofertën brenda ditës.